Nisma e qeverisë/ Braho: Shteti s’e kontrollon territorin, Shqipëria mund të mbushet me kanabis (VIDEO)

Nisma e qeverisë/ Braho: Shteti s’e kontrollon territorin, Shqipëria mund të mbushet me kanabis (VIDEO)

Avokati Ledio Braho komentoi në MCN Live nismën e fundit të qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Braho theksoi se shteti ynë e ka të pamundur të kontrollojë territorin, duke shtuar se rrezikohet të mbushet sërish vendi me kanabis.
 

Është çështje filozofie politike. Por në vendin tonë është çështje e nxehtë, për shkak të pasojave që ka sjellë në shoqërinë shqiptare kanabisi, jo për përdorim mjekësor. Sot mund të themi që pjesën dërrmuese të të rinjve në burgje, i kemi për shkak të përfshirjesh në shitjen e kanabisit. Në Maqedoninë e Veriut është rregulluar me ligj të veçantë dhe kontrollohet nga shteti. Në Shqipëri u bë ky konsultimi publik, që s’mund të shërbejë për iniciativë ligjvënëse. Zgjidhja më e mirë do ishte përmes referendumit. Ky konsultimi, që nuk dihet edhe nëse të dhënat janë të sakta, nuk besoj se është bazë e mjaftueshme për të iniciuar një çështje kaq të nxehtë.

Në Shqipëri ka ligje të ngjashme copy-paste. E para duhet parë çfarë ekefektesh do japë në ekonomi. Sepse s’mund të thuash vetëm do populli. Është qëllim mjekësor, biznesi? Duhet analizë e thelluar, një grup ekspertësh. Është politikë publike, duhet bërë nga ekspertë ndërkombëtarë, që japin pro-të dhe kundërta. Shteti ynë sot e ka të pamundur të kontrollojë territorin, dhe mund të mbushet me kanabis Shqipëria. Shteti duhet të kontrollojë prodhimin e këtyre strukturave që do lincensohen.

Ne sot kemi një nga legjislacionet më konservatore për kanabisin. Nëse të kapin me dy gramë kanabis të fusin në burg. Nuk mjafton të shtrohet një pyetje dhe të marrim një iniciativë. Nëse bëhet për qëllime mjekësore, s’do ketë lidhje me ata që dënohen për përdorim, dhe kam bindjen që do jetë për eksport. Nëse do legalizohet kanabisi për përdorim, do merren masa për të gjithë të dënuarit për shitje kanabisi në sasi të vogla. Sepse duhet të amnistohen ata që vuajnë këtë dënim. Mund të ketë 2-3 licenca gjithë tregu”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy