Përtej fasadës/ Gjendja reale e investimit 40 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës (VIDEO)

Përtej fasadës/ Gjendja reale e investimit 40 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës (VIDEO)

Katër muaj pas inaugurimit me bujë, investimi prej 530 milionë lekësh në Njësinë Administrative Baldushk është pjesërisht funksional. Ish-shtëpia e kulturës në Baldushk, një investim me vlerë 40 milionë lekë, është tërësisht jashtë funksionit.  

Denoncimi vjen nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes një videoje tregon gjendjen e godinës pas fasadës së re. Investimet në Njësinë Administrative Baldushk janë inauguruar në 25 qershor nga kryebashkiaku Erion Veliaj (video më poshtë). 

Por përtej fasadës së bukur nuk ka asgjë. Madje, ndërtesa shërben si depozitë mbeturinash apo kotec pulash. 

Godina duket e rregullt, pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me bar brenda në godinë. Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës. Ka ardhur këtu më 25 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut.  Një godinë që edhe në videon e promovuar nga ai vetë nuk i gjen dot funksionin, është tërësisht jashtë funksionit. Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë! Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se 1000 familje. Sigurisht mund t’i ishte ardhur në ndihmë atyre familjeve që sot jetojnë në çadër. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë qytetarëve të Tiranës. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë taksapaguesve të Tiranës”, thotë Këlliçi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy