Arben Çipa, kryetar i shoqatës së operatorëve në Sarandë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se që nga hapja e sezonit, numrit i turistëve tregon rritje, por problemi është që të rinjtë që vijnë nuk konsumojnë.
Ka vetëm 4 ditë të numëruara ku numri i turistëve tregon rritje, popullsia turistike duket premtuese të paktën si prezencë, por ka një problem. Kemi sjellje krejt ndryshe nga turistët e huaj dhe kjo lidhet me kategorinë e turistit, me moshat e reja të cilët nuk janë konsumatorë, atë që kërkon një destinacion turistik. Nuk janë konsumatorë absolutisht dhe situata duke rëndë sa i përket konsumit, por ka vetëm katër ditë që numri i turistëve duket konsiderueshëm i mirë.
Më tej Çipa tha se Saranda është destinacioni më i shtrenjtë.
Po ashtu Çipa tha se turistët i drejtohen më tepër apartamenteve dhe jo hoteleve.
Saranda është destinacioni më i shtrenjtë.
Pjesa më e madhe i përkasin Europës Perëndimore, francezë, italianë dhe më pak spanjollë. Prevalojnë francezët. Ka dhe një prezencë anglezësh. Tipologjia e turistit sivjet, i referohen më tepër apartamenteve dhe më pak hotelerisë.



