Një oficer policie është arrestuar në Filipine pasi akuzohet për vrasjen e një nëne së bashku me djalin e saj 25-vjeçar, të cilët i kishte fqinj. E gjitha ndodhi pas një mosmarrëveshje.
Polici në fjalë, Jonel Nuezca, u vetëdorzua të dielën pasi u akuzua për vrasjen e fqinjes Sonya Gregario 52 vjeç dhe djalit të saj Frank 25 vjeç. Në një video të shpërndarë në intenet shihet polici i cili gjuan me plumb në drejtim të 52-vjeçares, teksa kjo e fundit më pas shtrihet në tokë.
Dy vrasjet kanë sjellë protesta nga ana e qytetarëve të cilët kërkojnë reformimin e policisë.
Polici i cili ishte së bashku me vazjën e tij kur kreu vrasjet nuk ka komentuar publikisht për ngjarjen, por shefi lokal i policisë tha se ai e pranoi se ishte autori. Dy vrasjet ndodhën teksa polici ishte jashtë detyrës, ndërsa sherri ndodhi për shkak të një konflikti mes fqinjës, si pasojë e një zhurme të krijuar.



