Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, pranon se mund ta kishte “përgatitur më mirë terrenin” për uljen e shpallur të taksave mbi të ardhurat e larta lidhur me manovrën e saj ekonomike, të cilën analistët e lidhin me kolapsin e bursave dhe paundin në tregje.
“E konfirmoj paketën e masave që shpallëm ... por e pranoj se duhet ta kishim përgatitur terrenin më mirë” tha Truss në një intervistë për BBC, duke shtuar se ai “e kishte mësuar mësimin”.
Ne kemi një plan të qartë që po zhvillohet për t’iu përgjigjur si krizës energjetike ashtu edhe inflacionit, por që synon gjithashtu rifillimin e rritjes ekonomike, duke hedhur një themel afatgjatë.
Opozita dhe shumë deputetë konservatorë, ata që do të preferonin rivalin e Truss-it, Rishi Sunak në Downing Street dhe shumica e opinionit publik britanik janë kundër uljes së taksave për të pasurit, sipas planit të zbuluar 10 ditë më parë, nga kancelari i Thesarit, Kwasi Kwarteng, i cili shkaktoi një tërmet në tregje.



