Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë kërkohet nga skuadrat portugeze

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë kërkohet nga skuadrat portugeze

Mesfushori Kamer Qaka, që së fundi debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë, po kërkohet në Portugali prej ekipeve Sporting dhe Braga, kanë njoftuar të hënën mediumet rumune.

Qaka 22-vjeçar, aktualisht luan në Rumani te Poli Iasi, ekip më të cilin ka kontratë deri në fund të vitit 2019. Interesimin nga ekipet portugeze e ka konfirmuar edhe presidenti i ekipit nga Rumania, Adrian Ambrosie.

Ky i fundit ka lënë të hapur mundësinë e largimit të Qakës gjatë miniafatit kalimtar të janarit, nëse ekipet portugeze ofrojnë dëmshpërblim deri në një milion euro.

"Përfaqësuesi i lojtarit na ka njoftuar se është në negociata me klubet e mëdha të Portugalisë, Braga dhe Sporting. Nëse oferta është e mirë për klubin tonë, atëherë Qaka mund të largohet", është shprehur Ambrosie, raporton KD.

Mesfushori Qaka para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit rumun nga ai norvegjez Kristiansund, por karrierë ka bërë edhe te Sarpsborgu, Honefossi e Raufossi.

Ai javën e shkuar debutoi edhe me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë në fitoren 3:2 ndaj Turqisë, miqësore që u zhvillua në Antalya. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy