
Aktivisti dhe publicisti Flori Arapi deklaroi në studion e MCN Live se në vendin tonë ka pasur një interes të lartë nga njerëzit për tubimet pro paqes në Palestinë dhe se më shumë se 5 mijë njerëz janë mbledhur në shesh në manifestimin e dytë të zhvilluar.
Por, sipas Arapit në Shqipëri janë bërë shumë pak manifestime në krahasim me ato që janë bërë në botë pasi në shtetet e tjera ka një tendencë shumë të lartë që të manifestohet për paqen dhe jetën.
Është një lloj kërkesë e shumë njerëzve, kryesisht e besimtarëve myslimanë. Kjo është tubimi i dytë që mbahet në mbështetje të paqes dhe lirisë në Palestinë. Kam dëgjuar dhe që një tubim tjetër është mbajtur nga aktivistë të shoqërisë civile. Janë bërë 3 tubime. Po ta krahasosh Shqipërinë me vendet e tjera të botës, në Shqipëri janë bërë shumë pak me atë që janë bërë në botë. Ka tendencë në botë që të ngrihen në krah të ruajtjes së paqes.
Më shumë se 1 fëmijë janë nën rrënoja ende. Kemi përjetuar tërmetin këtu dhe me pak ndërtesa që ranë na u deshën javë që t’i nxirrnim nga rrënojat. Atje janë shkatërruar 40 mijë ndërtesa dhe njerëzit ndodhen ende nën to. Numri mendohet se mund të jetë rreth 2 mijë.
Duke vijuar më tej, Arapi tha se njerëzit që jetojnë në Palestinë kanë një tendencë të çuditshme, ata nuk largohen nga vendi i tyre.
Palestina është një çështje që ka interes botëror për atë që ndodh atje.
Palestina ndryshe nga Siria ka një tendencë të çuditshme, njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre. Edhe nëse largohen, pozicionohen ngjitur me Palestinën. Rreth 4 milionë janë në Jordani, rreth 1 milionë janë në Siri, në Liban. Rreth 500 mijë janë në Egjipt. Është popullsi që ka ngelur aty.
Këta njerëz kanë një tendencë historike për të rezistuar dhe popullsia që është ngulitur ka tendencë historike dhe gjenetike për t’i rezistuar pushtimeve. Ata njerëz janë përgatitur. Është një vend i destinuar për të rezistuar.
Nuk besoj se ka shqiptarë që kanë humbur jetën atje.
Arapi tha se me heshtjen e sa qeveria shqiptare tregon që është bë pale me masakrat që po ndodhin.
Bota po hesht.
Qeveria shqiptare është bërë palë me krimet në Izrael. Me heshtjen e saj, me abstenimin e saj në OKB tregoi që është dakord me masakrat dhe që ato fëmijë atje të vazhdojnë të vriten.
Iu drejtuam qeverisë që të dënojë sulmet e Izraelit tek civilët. Ajo që ndodhi në fillim që u sulmua Izraeli e që u vranë civilë atje është tejkaluar dhe është kaluar më shumë se 15-fish.



