Pr/ligji për Shkencën/ Gjuraj: Cenon autonominë universitare dhe lirinë akademike. Kemi kërkuar të kthehet

Pr/ligji për Shkencën/ Gjuraj: Cenon autonominë universitare dhe lirinë akademike. Kemi kërkuar të kthehet

Rektorët e universiteteve publike dhe private janë bërë bashkë për të kundërshtuar projektligjin për shkencën. Ata kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Arsimit ku i bënë thirrje politikës ta tërheqë draftin e paraqitur.

Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, në një komunikim për “MCN informacion” pohon se projektligji në vete, cenon autonominë universitare dhe lirinë akademike.

Ne e kemi bërë të qartë që në fakt drafti i paraqitu është i treti, sepse ka pasur dy drafte më parë, për të cilën ne si Konferencë e Rektorëve kemi dhënë mendimin tonë që në korrik të 2023, dhe në shkurt 2024, pasi që në atë kohë mendonim se drafti i paraqitur kishte një mbivendosje, sipas nesh, me ligjin 80 2015, apo një lloj kolizioni.

Megjithatë ne u përpoqëm atë kohë dhe diskutimi ka qenë më i gjerë dhe me kolegët e tjerë ku kemi thënë se ky draft në tërësi ka mbivendosje me ligjin dhe paraqitem me argumente juridike dhe akademike, sepse në të gjitha aspektet mendonim se cenon autonominë universitare dhe lirinë akademike.

Rektori Gjuraj, thotë se ata nuk janë kundër një ligji për shkencën, por drafti në fjalë, ashtu siç është duhet të kthehet në qeveri, e jo të modifikohet rrugës.

Drafti i tretë është shumë larg draftit të parë , jo vetëm, në frymë por edhe në germë, edhe në nënë të caktuar dhe ne si Konferencën e Rektorëve kemi reaguar në Komision, meqenëse ne draftin e morëm me shumë vonese, e kemi bërë të qartë se ne mbështesim një ligj për shkencën, por ashtu siç është paraqitur ai nuk mund të pranohet, madje, kemi thënë se nuk është rasti tani që të modifikohet, përmirësohet apo mendohet rrugës por ne përmes qëndrimin tonë të qartë, edhe në Komision për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, kemi kërkuar që të kthehet përsëri në qeveri dhe të paraqitet një draft tjetër.

Tani projektligji ka një procedurë të caktuar, të shohim se si ky Komision dhe komisionet tjera në të cilat nuk jemi thirrur, ai i Integrime dhe i Ligjeve, do te reagojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy