Listë e zezë për ndërtuesit/ Muçi: Propagandë e Ramës, mjafton të zbatohet ligji (VIDEO)

Listë e zezë për ndërtuesit/ Muçi: Propagandë e Ramës, mjafton të zbatohet ligji (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, njëherësh inxhinier, Redi Muçi, e sheh si propagandë deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për hartimin e një liste të zezë për ndërtuesit dhe arkitektët.

Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se nuk ka nevojë që të hartohet një listë e zezë, por se mjafton që të zbatohet ligji. 

Sipas tij, hapi i parë që ndihmon është miratimi i një Plani të mirëfilltë Urbanistik për Tiranën.

Është thjesht një mjet propagande dhe konsumi për publikun dhe jo një vullnet i mirëfilltë për t’i dhënë zgjidhje problematike në fushën e ndërtimit thotë “ndërtuesit që do të zihen në faj, do të futen në një listë të zezë”.

Mjafton të zbatohet ligji dhe nuk ka pse të futen në listë të zezë. Që të zihen në faj, nëse deformohet projekti... Zakonisht projekti deformohet që në themele, kur një kullë ka leje për 10 kate dhe del me 15 kate, deformimi është që në themel. 

Ke plot kulla në sheshin “Skënderbej” që janë me kate pa leje. Nëse Kryeministri do e kishte seriozisht zgjidhjen e problematikës, hapi i parë është miratimi i një Plani të mirëfilltë Urbanistik të Tiranës, pasi ky që kemi është me vrima. 

Në momentin që përcaktohet Plani Urbanistik thuhet në këtë zonë do ndërtohet me kaq kate. Industria e ndërtimit ka shërbyer si një mënyrë për të pastruar paratë e drogës. Nuk merren masa që gjithësecili të zbatojë atë për të cilën ka marrë leje. 

Ke kompani që e kanë nisur me zero kapital, kanë aplikuar në Këshillin e Territorit dhe Kryeministri është dhe kryetari i KKT, jep lejet.

 Çdo hapësirë në Tiranë është zaptuar duke bërë që trafiku të jetë ky që është dhe situata kjo që është. 

Nuk ka nevojë për listë të zezë, duhen zbatuar rregullat. Ekonomia shqiptare është mbështetur kryesisht te sektori i ndërtimit dhe turizmi.

 Paratë e krimit dhe drogës po pastrohen në Tiranë, ndaj lejet po jepen vetëm për kulla dhe jo pallate 9-katëshe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy