Darka e Ramës me deputetët socialistë: Nisni fushatën me intensitet të lartë

Darka e Ramës me deputetët socialistë: Nisni fushatën me intensitet të lartë

Ka zgjatur rreth 3 orë darka informale e kryeministrit Edi Rama mbrëmë me ministrat dhe deputetët e Partisë Socialistë të cilët janë pjesë e një Shtabi Elektoral të ngritur për zgjedhjet e 30 qershorit. Takimi u zhvillua në ambientet e vilës qeveritare nr.31 në zonën e ish-Bllokut në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë organizimi i PS-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Rama ka kërkuar takime sa më të shumta me zgjedhësit si dhe fushata të nisë me ritëm të lartë. Në takim është folur edhe për përmbajtjen e fushatës dhe spotet publicitare.

Në të ishin pjesëmarrës edhe 30 funksionarë të tjerë përfshirë deputetë, ministrat përgjegjës politik të qarqeve si dhe të gjithë njerëzit e angazhuar në fushatën elektorale të socialistëve.

Një nga pikat e miratuara është edhe organizimi i komunikimit me zgjedhësit, miratimi i kalendarit të aktiviteteve si dhe spotet që do të përdoren në fushatë.

Pas çeljes së fushatës të shtunën në orën 17:00 te Parku Olimpik i Tiranës, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën në Lezhë, ku do të prezantojë kandidatin e socialistëve për kryetar të bashkie, ish-deputetin Pjerin Ndreu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy