Shkeli masat anti-Covid, dënohet me 5 milionë lekë gjobë Blendi Klosi

Shkeli masat anti-Covid, dënohet me 5 milionë lekë gjobë Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është gjobitur me 5 mln lekë gjobë pasi shkeli masat anti Covid. Blendi Klosi u gjobit pasi organizoi takim në situatë pandemie

Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin Blendi Klosi, përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Disa ditë më parë Policia e Shtetit nisi ndëshkimin e të gjithë atyre që organizojnë grumbullime në shkelje të masave anti-Covid. Vetëm në dy ditë, Policia ka firmosur 4 gjoba për aktivitete kryesisht të karakterit politik.

Gjobave të Policisë nuk i ka shpëtuar ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, kryetari i Shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisi dhe Enkeljed Alibeaj, si dhe 3 pronarë dhe administratorë të ambienteve ku ata kanë organizuar aktivitetet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy