
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë infektuar me koronavirus 45 qytetarë, nga 553 testime që janë bërë në 24-orët e fundit.
Aktualisht janë 626 qytetarë të infektuar në rang vendi.
Në spitalin e COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë dhe në 24-orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326 592 që nga fillimi i epidemisë.



