Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se mjeku i Urgjencës është porta hyrëse e spitalit dhe se pa urgjencë nuk ka shëndetësi, por vetëm seleksionim natyral.
Për MCN Tv, ai tha se është një specialitet që përballet me qytetarin, në një rrugëtim qoftë teorik dhe praktik në çdo detaj të shëndetësisë, që nga lindja e deri te 100 vjeçari, për të gjitha problemet.
Sipas tij, është një sektor me një ngarkesë shumë të madhe dhe i pavlerësuar sa duhet dhe se duke mos u vlerësuar do të ketë mungesa.
Është një nga sektorët më të vështirë, më pak të vlerësuar, ndaj specialisti ose mjeku shkon drejt një specializimi më të qetë. Se dhe mjekët kanë jetë, kanë një familje, mirë kur je i ri. Do t’i kaloja të gjithë mjekët në Urgjencë, para specializimit.
Largimi i mjekëve është problem në gjithë Ballkanin dhe Europën, prej jetës më të mirë, perëndimi ofron më shumë mundësi. Në ‘96-ën kur mbarova shkollën në Itali më vjen nga Urdhri i Mjekut urime për marrjen e titullit, por nuk mund të punoni se nuk jeni qytetar italian.
Sot mund të paraqitësh një diplomë dhe njohje gjuhe dhe do e kesh më të thjeshtë fillimin e punës. Pse nuk regjistrohen në Shqipëri për mjekë Urgjence? Mjeku i Urgjencës e ka të lidhur jetën me Urgjencën, nuk ka studio private, se kur është njeriu keq shkon në Urgjencë.
Insistova që mjeku i Urgjencës të paguhet më shumë. Nuk mjafton pagesa, se specialisti tjetër i merr në ditë lekët kur punon në klinikë private, ose klinikë të vetën, janë disa faktor që duhen analizuar më së miri, të shikohet me saktësi problemi.
Mjeku i Urgjencës kushdo që i vjen është i detyruar ta presë i pari. Ky stres shpesh kthehet në dhunë, ofendime, gjë që për ne mjekët e Urgjencës është i përditshëm, duhet të ketë filtra.
Nuk hyn familjari në sallën e vizitës. Problem, kur pacienti vjen në urgjencë bën kalim të analizave të gjakut, nuk duhet të rri në urgjencë më por të shkojë në shërbimet e tjera, gjë që shkakton ngarkesë.
Ai shtoi se problem janë dhe kompetencat e mjekut të Urgjencës, shpesh përgatitet të bëjë çdo gjë, por herë të tjera jo.
Brataj shtoi se mjek Urgjence do të thotë që në orën e parë bën çdo ndërhyrje dhe se vetëm radiologjinë dhe kirurgjinë nuk e bën dot.
Mjeku i Urgjencës e bën kardiologun se kur të kap infarkti në banesë, vepron, kur shkon për lindje, do asistojë lindjen, edhe pse nuk është gjinekolog. Kur kemi shtim të popullsisë ka shtim të mjeteve dhe aksidenteve.
Periudha e verës krijoi një praktikë të të huajve që vijnë, sidomos NGA Maqedonia dhe Kosova, që shumë herë e dinë ku është qendra shëndetësore, vijnë bëjnë matjen e parametrave, përballojnë numër shumë të lartë vizitash.
60 mijë vizita i bën vetëm QSUT gjatë gjithë vitit, imagjinoni çfarë fluksi pune bëhet gjatë verës. Nëse nuk do të ishte kjo shpërndarje, spitalet do ishin të mbingarkuara.
Thirrjet janë 1500 në 24 orë në Qendrën Kombëtar të Urgjencës. Gjysma e rasteve trajtohen në banesë të atyre që kanë kërkuar ndihmë nga Urgjenca. Gjatë muajve të verës ka diarre të udhëtarit, të vjella barku, tek fëmijët kryesisht.
Kërkon ndërhyrje me injeksione, serume, hidratim, ka nevojë për një urgjencë, infuzion dhe monitorim disa orësh. Ky trajtim na krijon më shumë vështirësi, sidomos korriku dhe gushti.
Brataj deklaroi ndër të tjera se mjekët e Urgjencës janë më të lodhurit nga pandemia dhe ata të spitaleve Covid.



