Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Shala: Nëse nuk do të ketë shtyrje të tyre, serbët do të bllokojnë rrugët në pjesën jugore

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Shala: Nëse nuk do të ketë shtyrje të tyre, serbët do të bllokojnë rrugët në pjesën jugore

 Në 23 prill në pjesën veriore të Kosovës, janë paralajmëruar të mbahen zgjedhjet e parakohshme për komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Marrë shkas nga tensionet e fundit në veri, ato më gjasë do të shtyhen pas takimit që do të mbahet me 19 prill nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës dhe institucioneve vendimmarrëse, thotë për edicionin e lajmeve në MCN tv, Drizan Shala, ekspert i çështjeve të sigurisë në Kosovë.

Çështjet e 23 prillit se a do të mbahen zgjedhjet tashmë është diskutabile dhe në horizont po shihen dhe ka argumente se ato do të shtyhen nga ana e institucioneve të Kosovës, sepse tensionet e ditëve të fundit dhe zhvillimet politike nga ana e serbëve në aspektin destruktiv në raport me zgjedhjet

Sipas të gjitha gjasave në mbledhjen që do të mbahen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës, institucionet do ti rekomandojnë Presidentes që zgjedhjet të shtyhen për një afat tjetër dhe kështu do të arrihet që tensionet politike dhe tensionet në terren të ulen dhe zgjedhjet të mbahen pas një muaji. Porse se si do të procedohet do të vendoset në mbledhjen e 19 prillit.

Për Shalën, nëse nuk do të ketë dakordësim për shtyrje të zgjedhjeve, me gjasë, serbët do të bllokojnë rrugët që shpijnë në pjesën jugore të vendit, me qëllim destabilizimin e veriut.

Sipas asaj që po shihet në terren KQZ ende nuk ka mbajtur një takim sa i përket çështjes së definimit të vendvotimeve sepse vërehet një element që qendrat e votimit nuk mund të mbahen në shkollat në objekte ku janë mbajtur më herët.

Njëkohësisht është diskutuar të ketë edhe ekipe mobile si plan alternativ, që tu sigurohet atyre qytetarëve që kanë dëshirë të votojnë përmes këtyre ekipe, porse edhe kjo do të mbetet në aspektin hipotetik për arsye se rrugët të cilët të shpien në Pikën 1 dhe 31, për në pjesën jugore, sipas të gjitha gjasave në rastëse nuk do të kemi dakortësi për shtyrje të zgjedhjeve do të bllokohen nga ana serbe.

Kjo është arritur në mes të takimit që është mbajtur sot në Rashkë në mes të presidentit Vuçiç dhe përfaqësuesve serb dhe subjekteve të tjera të cilët përkrahin politiken nacionaliste për pjesën veriore kundër interesave të Kosovës, dhe është diskutuar dhe përçuar mesazhi se në rastëse nuk bindet pala kosovare të shtyhen zgjedhjet dhe të certifikohen Lista Serbe

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy