Vjerdha: 79% e të rinjve aplikojnë për t’u larguar, informaliteti në punë një nga shtysat kryesore (VIDEO)

Vjerdha: 79% e të rinjve aplikojnë për t’u larguar, informaliteti në punë një nga shtysat kryesore (VIDEO)

Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Kolindo Vjerdha, duke folur protestat e sotme në ditën e punëtorëve 1 Maj, ngriti si shqetësim se ne kujtohemi për punëtorët një herë në vit, por kjo nuk ka një vazhdueshmëri, qëndrueshmëri dhe pjesëmarrje.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se nëse ne shohim që sindikatat protestojnë vetëm në ditë të shënuara si e sotmja, apo kur kushtet e tregut janë në sfilitje, edhe besueshmëria ndaj këtyre institucioneve, vjen në ulje.

Jemi munduar në 33 vite për të krijuar institucione dhe sindikata që vetëm t’i kemi por jo t’i përdorim, jo të jetë dera e parë e një punonjësi ku mund të trokasë dhe marrë një mbrojtje.

Sot çdo lloj proteste dhe reagimi është i mirëpritur.

Ne sot kërkojmë pjesëmarrje më të madhe dhe vazhdimësi protestash, jo një maratonë në një ditë, por një rrugëtim i gjatë për të arritur zgjidhjen e problematikave që ka tregu i punës, punonjësit.

Në 7 vitet e fundit janë larguar 400 mijë individë, por janë dhe ata të rinj që aplikojnë që në gjimnaz, 79% e të rinjve aplikojnë për tu larguar, për t’u shkolluar apo për të punuar jashtë vendit.

Mjaftojmë të shohim në vendet fqinje që shqiptarët punojnë në të njëjtët sektorë si në Shqipëri, por hezitojnë për hir të kushteve që nuk i gjejnë në Shqipëri.

34 viktima ka shkaktuar krimi i organizuar në vitin 2023, 33 viktima kanë humbur jetën në vendin e punës.

Mjafton kjo shifër për të kuptuar kushtet që i ofrohet një punonjësi për të punuar në Shqipëri.

Sot dalin operatorë dhe kërkojnë të mbyllen shkollat më herët se nuk kanë punonjës të kualifikuar.

Këto janë probleme që gjejnë vështirësi të ngrihen se vetë sindikatat janë ato që nuk janë pararojë të këtyre problemeve.

Ku janë institucionet që kanë përgjegjësinë për të kontrolluar kushtet e punës, nuk mjafton vetëm vendosja e gjobave, por duhen monitorime të vazhdueshme.

Kontrollet nga viti në vit ulen dhe kjo tregon mungesë vëmendje dhe mungesë vullneti.

Problemi është si institucionet e zbatojnë si Kodin e Punës dhe legjislacionin.

Sindikatat nuk kanë pas tyre punonjësit që të shkojnë pas tyre për të ngritur problemet.

Sot duhet të kuptojmë që një profesionist që largohet kërkon kushte më të mira pune, por edhe pagë.

Informaliteti i tregut të punës është edhe një nga arsyet që i shtyn shqiptarët të ikin jashtë vendit.

Ka informalitet në deklarimin e pagave, ka biznese që punojnë me dy bordero. Paga minimale në banka dhe pjesa tjetër në dorë.

Njerëzit pranojnë të punojnë se ju duhen të ardhurat.

Nuk mjafton vetëm rritja e pagës minimale, rritja e pagës në përgjithësi, por se si zbatohen politikat që më pas do krijojnë kushte të qëndrueshme në tregun e punës.

Mendoj se të rinjtë janë zhgënjyer nga protestat dhe nga rezultatet që kanë sjellë protestat deri më tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy