Greqia do të ndalojë me ligj shitjen e softuerëve të përgjimit

Greqia do të ndalojë me ligj shitjen e softuerëve të përgjimit

Greqia së shpejti do të ndalojë shitjen e programeve të spiunazhit. Qeveria e bëri të ditur këtë masë pasi në media u raportua se më shumë se 30 persona, përfshirë ministra dhe njerëz të biznesit, ishin nën mbikëqyrjen e shtetit nëpërmjet virusi telefonik.

Një listë e personave, telefonat e të cilëve dyshohet se ishin të infektuar me virusin Predator u publikua të dielën nga gazeta e krahut të majtë Documento, e cila citoi dy burime që luajtën rol në mbajtjen nën mbikëqyrje në emër të qeverisë konservatore.

Zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou tha se raportimi se qeveria qëndron pas mbikëqyrjes së këtyre programeve kompjuterike ishte "i pabazuar". Ai tha se shteti grek nuk ka përdorur apo blerë ndonjë spyware të tillë dhe shtoi se autoritetet gjyqësore do të hetojnë rastin.

Greqia, u tha ai gazetarëve, së shpejti do të paraqesë një projekt-ligj në parlament që ndalon shitjen e spyware. "Ne nuk do të lejojmë që asnjë hije të mbetet mbi çështjet që helmojnë shoqërinë greke," tha ai.

Raporti i Documento ishte zhvillimi i fundit në një skandal përgjimi që ka ngjallur zhurmë politike në Greqi, pasi Bashkimi Evropian hedh një vështrim më të ashpër në përdorimin dhe shitjen e këtyre programeve.

Shumica e objektivave të supozuar, duke përfshirë një ish-kryeministër konservator dhe ministrat aktualë të jashtëm dhe të financave, nuk pranuan të komentojnë ose i thanë gazetës se nuk ishin në dijeni të çështjes.

Në korrik, kreu i opozitës socialiste, Nikos Androulakis, paraqiti një ankesë pranë prokurorëve të lartë të gjykatës për një tentativë përgjimi të telefonit të tij celular me softuer vëzhgimi. Qeveria, e cila përballet me zgjedhjet në 2023, tha në atë kohë se përgjimi ishte i ligjshëm pasi ishte miratuar nga një prokuror.

Një prokuror grek po heton gjithashtu pretendimet e një gazetari se smartfoni i tij ishte infektuar nga softueri i vëzhgimit në një operacion të shërbimit inteligjent grek.

/ Kathimerini  /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy