Meksi: Hakerimi i të dhënave nuk është bërë nga të huaj, hakerat janë nga brenda

Meksi: Hakerimi i të dhënave nuk është bërë nga të huaj, hakerat janë nga brenda

Në emisionin “Fact Check”, drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, tha se pas hakerimit të të dhënave të institucioneve shqiptare mund të jenë njerëz brenda vendit. Duke shpjeguar mënyrën si ka funksionuar grupi i AKSHI-t, Meksi tha se SPAK duhet ta hetojë deri në fund këtë çështje.  

 

Hakerimet nuk mendoj se janë struktura të huaja. Janë të njëjtët njerëz që kanë pasur akses të pakufizuar. Besoj që janë nga brenda. SPAK ka nevojë të shkojë deri në fund dhe t’i hetojë këto struktura. Por pjesa më e rëndësishme është integriteti i të dhënave. 

 

Kadastra p.sh. prek interesat e njerëzve direkt. Por në tërësi të gjitha sistemet duhet të mbrohen. Është rasti i TIMS. Janë emailet. Nëse ju kujtohet rrjedhja e parë e të dhënave janë emailet. Kush na garanton që ato që kanë dalë janë e vërteta. Pra kush na garanton që ata që kanë akses në të dhëna, nuk kanë ndryshuar të dhënat. Kjo histori duhet të zgjidhet brenda 2026 ndryshe do të kthehet në një kancer. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy