
Rasti i fundit i 52-vjeçari, i cili mbajti të ngujuar dy djemtë dhe bashkëshorten e tij për 6 vjet, për shkak të bindjeve radikale, duket se ka kthyer vëmendjen te çështjet fetare në vend.
Imami Vladimir Kera, në studion e “MCN live”, gjykoj se në emër të fesë myslimane, nuk mund të bësh veprimet radikale, sepse kjo fe përçon mesazhin që nuk lejohen imponimi dhe injoranca ndër njerëz.
Kam përshtypjen që kjo ngjarje duhet lexuar me fakte. Fatkeqsisht duke qenë në epokën e lajmeve dhe konsumit të rrjeteve sociale, përdorim terma të tilla si radikalizëm.
Personi na rezulton me probleme ekonomike, psikologjike, armbajtje pa leje, ai poashtu rezulton që nuk ka frekuentuar 6 muajt e fundit fare xhaminë, bile as nuk kam ide se çfarë xhamie ishte ajo ku shkonte ky, sepse KMSH, me kohë ka treguar kush janë në juridiksionin e saj.
Ne këtu i qasemi gjërave gabim, imponimin dhe injorancën nuk mund ti pranosh, nuk mund të quhesh mysliman, feja kerkon ambient të lire dhe vetëdije.
Te ne kur do bëhesh mysliman, të bëhet pyetja -je i vetëdijshëm se çfarë po bën, sepse vet Zoti e thotë në Kuran, që nuk ka imponim në fe, sepse një fe e imponuar konsiderohet detyrë dhe jo liri, besimi kërkon liri, injoranca i bie që duhet të shenjtërohet që të pranohet se kështu s’të pranojnë. Predikimet që bëhen në xhami janë të kontrolluara.
Kera thotë se në këtë rast, teksa duhet të presim faktet se për cfarë saktësisht bëhet fjalë, duhet që mediat dhe gazetarët të janë të kujdesshëm me përdorimin e termave fetarë, teksa nuk mund ti etiketosh të gjithë në emër të radikalizmit fetar.
Duhet pasur kujdes me termet që përdorim mediat, një mjek p.sh. ka marrë ryshfet, dhe ne nuk mund ta fajësojmë shkencë e mjekësisë për këtë se pse mjeku mori ryshfet.
Nuk është pamja ajo që përkufizon idenë, ti mund ta praktikosh fenë ku të duash.
Gazetarët duhet të dinë më shumë terma, ata se dinë se çfarë d.m.th. radikalizëm islamik keqpërdoren termat, gazetarët të përdorni terma në vendin e duhur, dhe me fakte.
Imami Kera, vlerëson se nëse në shkollat në vend do kishte mësim fetar, fëmijët që në vegjëli do të merrnin një mësim më të kontrolluar dhe nuk do të keqpërdoret feja.
Tani si mund ti japim zgjidhje kësaj gjëje, futja e lëndës fetare në shkolla, po të kishte një linjë dhe të praktikohet ajo që bihet dakord me MA, atëherë njerëzit do ta kishin më të lehtë të marrin një mësim fetar më të mirë, mësimi do të kontrollohej që në shkollë fillore.
E ka Gjermania, dhe Shqipëria duhet ta ketë, kemi të drejtë të mësojmë, njerëzit të kontrollohen dhe nuk mund ta imponosh, sepse ku ka injorancë ka mundësi manipulimi.
Unë mendoj se këtu nuk ka ekstremizëm fetar, ka keqpërdorim të fesë, ka individ që për probleme të tyre e keqpërdorin fenë.



