
Kreu i shoqatës kombëtare të personave me aftësi të kufizuara, avokat Ardjan Hysa, shpjegon në emisionin “Fol” në MCN Tv, se pse qendra e vetme kombëtare në Shqipëri për këtë kategori në Vaqarr, nuk financohet që prej ditës së inaugurimit në vitin 2014.
Hysa e cilëson një investim kolosal jo vetëm i shoqatës së të verbërve që ka kontribuar nëpërmjet kontributeve të të gjithë të verbërve, donacioneve të organizatave të të verbërve në Europë, por edhe investim i vetë qeverisë shqiptare.
Jemi duke përjetuar një paradoks dhe absurditet që kemi kohë që e përmendim dhe themi me dëshirën e mirë që të gjejmë mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Kemi kërkuar që kjo qendër të financohet që të administrohet në mënyrën e duhur për të mos arritur në fazën e degradimit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave është e shtatorit 2004 dhe kjo VKM ka dalë po nga kjo qeveri e majtë e ish-Kryeministrit Nano. Edhe udhëzimi i vitit 2005 ka qenë në funksion të kësaj VKM. VKM i vitit 2004 nuk është gjë tjetër veç bën ndryshime të VKM bazë për të verbrit i qershorit 1997.
Kjo do të thotë që Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave duhet të parashikojnë financim për këtë qendër, se nëpërmjet kësaj qendre ofroheshin shërbime të karaktereve të ndryshme, të trajnimit profesional, të pajisjeve teknike, shërbime të lëvizjes së pavarur, të karakterit profesional që kishte të bënte me mësimin e gjuhëve të huaja dhe kurseve të kompjuterave.
Kjo qendër është qendër e larmishme sepse vërtetë ofron mundësi të pafundme argëtimi, jo vetëm shah dhe domino, por edhe kalçeto ku zhvilloheshin kampionatet e minifutbollit në rang kombëtar, ka dhe sallë force që mund të përdoret për personat paraplegjikë dhe tetrapelgjikë.
Është parashikuar që qendra të japë shërbim edhe për kategorinë e personave para dhe tetraplegjikë. Gjithandej ka programe të qeverisë për të ngritur qendra të reja, këtu e kemi qendrën dhe nuk funksionon.
Këtu janë gjëra që kanë të bëjnë me interesa. Nuk është thjesht interesi i një individi. Mendimi për atë që kemi kuptuar, interesa të fuqishme të organizatave që punojnë për personat me aftësi të kufizuara, interesa të Ojq-ve.
Këtu janë interesa të organizatave që punojnë për persona me aftësi të kufizuara. Jo më kot edhe konventa e OKB është përkthyer gabimisht.
Ne ndihemi në vështirësi dhe në siklet se justifikimi është se mund të aplikoni pranë bashkive. Kjo është qendër kombëtare, jo lokale. Ne jemi në territorin e Bashkisë Tiranë, si Kryeministria, por janë të ndara gjërat.
Hysa shtoi se qendra vazhdon të jetë e mbyllur, duke u përmendur si justifikim diçka e ezauruar që nuk ka fakte që të akuzojë ish-drejtuesin e shoqatës së të verbërve lidhur me fondet, por shtoi se është mbyllur me kohë me pafajësi, pasi nuk ka fakt që të përbëjë vepër penale nga gjithë ajo tymnajë që u hidh.
Sipas tij, një argument i tillë përdoret edhe pas 8 vitesh ku çështja është e mbyllur dhe nuk është vërtetuar asnjë akuzë.
Ky nuk është justifikim ligjor dhe logjik. Nuk mund të justifikohet përgjegjësia e një shteti në një qendër ku ka investuar vetë.
Qendra duhet administruar dhe mbas ndërtimit, është një çështje shumë paradoksale, pasi përmendin çështjen penale dhe thonë se duhet aplikuar tek ndërmarrje sociale, duhet të bashkëpunoni me bashkinë, se në të kundër nuk merrni financim.
Qendra të tilla qoftë në Ballkan, qoftë ne Europë, janë qendra të specializuara që ofrojnë shërbime të veçanta, speciale për personat e verbër dhe si të tilla mbështeten nga shteti.
Të verbrit e Kosovës vijnë të paktën 8 herë në vit në plazhet e Durrësit për rehabilitim të mbështetur nga shteti.
Zyrtarisht mbyllja e qendrës justifikohet me faktin se çështja është në duart e Prokurorisë pasi 8 vite më parë kryebashkiaku Erion Veliaj, akuzoi Sinan Tafaj për përvetësimin e fondeve të objektit.
Mirëpo Prokuroria e rrëzoi akuzën, pasi sipas Hysës nuk kishte asgjë të vërtetë në të dhe asnjë fakt shoqëruar me dokumentin e Prokurorisë.



