Marrja në pyetje nga SPAK e Elton Qynos/ Zhabina: Pas kësaj vihen në rrezik të gjitha burimet për një gazetari të sigurte dhe të pavarur (VIDEO) 

Marrja në pyetje nga SPAK e Elton Qynos/ Zhabina: Pas kësaj vihen në rrezik të gjitha burimet për një gazetari të sigurte dhe të pavarur (VIDEO) 

Rasti i kontrollit të ushtruar nga SPAK në banesën e gazetarit Elton Qyno është një rast mjaft shqetësues dhe duhet të merret në konsideratë profesioni i gazetarit në këtë rast, i cili sipas tij duhet të bëj publik informacionet për qytetarët, konsideron gazetari Xhevahir Zhabina.

Në studion e MCN live, Zhabina, tha se është detyra e Prokurorisë të ruajë sekretin hetimor dhe jo e gazetarit.

Qynos i ka rënë në dorë një dosje që e ka botuar dhe besoj se këtu nuk ka asgjë të keqe, te gjithë do ta kishin botuar atë që ka botuar ai.

Nuk e përcakton askush, Quno nuk është ai që duhet ta ruaj sekretin hetimor. I takon prokurorit të BKH-së, gjyqtarit, që ta ruaj.

Në momentin që atij i ka rënë në dorë ai informacion, nuk ka tagër ligjor për ta ruajtur.

Të paktën nga ajo që kam komunikuara me Qynon, ka pasur një komunikim për ti bllokuar atij botimin e këtyre materialeve.

Sipas Zhabinës, pas këtij rasti vihen në rrezik të gjitha burimet për një gazetari të sigurte dhe të pavarur, e cila konsideron burimin si një derë të drejt informacionit.

Pas kësaj, edhe vështirësia e gazetarëve për burime prittë të jetë më e madhe.

Ajo që bën çudi në tërë këtë histori, është që në rrezik janë të gjitha burimet në këtë rast të Qunso, por edhe të gazetarëve tjerrë që punojnë në terren, qoftë në SPAK apo edhe ne fushata tjera të gazetarisë.

Marrëdhënia me burimin pas sekuestros që i ka bërë SPAK, materialeve, telefonave të Qunos, vë në rrezik të gjithë mënyrën e si funksionon një gazetari e mirë, e pavarur dhe me burime të sigurta.

Kështu që unë kisha pas çudi sepse nuk mund ta besoja se prokurori ia ka kërkuar burimin, por kur e dëgjova në ligjëratë të drejtë që ia ishte shprehur vet që po unë i kërkova burimin, kjo pastaj kalon në një tjetër fazë dhe duhet të ketë një solidarizim por kjo pastaj përkthyet në një rrezik për tërë gazetarët, veçmas të kronikës, sepse marrëdhënia me prokurorët nuk do të jetë më njësoj pas këtij rast.

Mendoj se vështirësia e gazetarëve do të jetë shumë e madhe edhe për të marrë informacione.

Qyno më tregoj që në shtëpinë e tij i kishin marrë edhe CD e fëmijëve, muzikore, etj., që nuk kanë asnjë vlerë ligjore hetimore për Prokurorinë e Posaçme, kështu që imagjino ato materiale të jenë pjesë e një dosje hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy