
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mund të jetë dorëhequr.
Lajmin e bën të ditur agjencia italiane e lajmeve, ANSA, e cila u referohet burimeve diplomatike europiane në prag të samitit të vendimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Liderët e shteteve anëtare të BE-së nuk arritën dakordësinë mbi hapjen e bisedimeve për pranimin e dy vendeve ballkanike në Union. Dy ditë më parë, Zaev e ka lënë të kuptohet mundësinë e dorëheqjes në një prononcim për agjencinë e lajmeve Tanjug.
"Nëse liderët e shteteve anëtare të BE-së marrin një vendim negativ të enjten ose të premten për të filluar negociatat ose nëse ata e shtyjnë atë vendim edhe një herë, qeveria jonë ka vdekur", tha Zaev në Vjenë.
Megjithatë, nga Shkupi nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.

Ndërkohë siç raporton Agjencia e Lajmeve Zhurnal me dorëheqjen e kryeministrit Zaev nuk do të bie Qeveria. Sipas “Zhurnal” thuhet se kryeministrin Zaev do ta zëvendësoj Ministri i tanishëm i MPB-së, Oliver Spasovski. Ky i fundit do ta udhëheqë Qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, gjegjësisht deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kryeministri Zaev ende qëndron në Bruksel dhe sipas gjitha gjasave ai pasi të kthehet pritet ta kumtoj vendimin e tij përmes një preskonference ku do tju drejtohet qytetarëve.



