
Policia e Durrësit po zhvillon një operacion në zonën e Shkozetit, ku ka arrestuar dy persona.
Burime bëjnë me dije për Mcn Tv që të arrestuarit janë kapur me armë zjarri të tipit pistoletë.
Mësohet se nuk është hera e parë që ata kapen me armë zjarri pa leje.
Paraprakisht bëhet me dije që gjatë ditës së nesërme Policia e Durresit do të japë një deklaratë për mediat në lidhje me identitetin e të arrestuarve dhe detaje të tjera të aksionit.



