Hungaria dhe Turqia, mysafire në Ballkanin e Hapur. Ejupi: Ide që faktorizon Serbinë

Hungaria dhe Turqia, mysafire në Ballkanin e Hapur. Ejupi: Ide që faktorizon Serbinë

Në samitin e radhës të “Open Balkan” në Beograd do të marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Hungarisë. Në një lidhje Skype me MCN TV, redaktori i lajmeve në TRT World, Abdulvehap Ejupi, tha se kjo ftesë e re për pjesëmarrje faktorizon Serbinë. Ejupi tha se Turqia mbështet çdo nismë paqësore që heq barrierat dhe lehtëson tregtinë në dhe përmes Ballkanit.

Përfaqësuesit e Turqisë dhe Hungarisë janë vetëm të ftuar. Por ka rëndësi dhe e faktorizon iniciativën Open Ballkan. Thirrja e Turqisë dhe Hungarisë si pjesëmarrës e faktorizon dhe e hap Serbinë në rajon dhe botë. Nga perspektiva turke, çdo iniciativë paqësorëe që nxit ekonominë dhe heq barrierat është e mirëpritur. Heqja e barrierave do të thotë shumë edhe për Turqinë, e cila 45% të eksporteve i dërgon në BE. Hapja e kufijve do të thotë rritje dhe fluks i eksporteve turke në Ballkan dhe fitim i kohës.

Ejupi tha se janë dy arsyet pse Ballkani gëzon interesin dhe mbështetjen e Turqisë.

Me rëndësi është që Turqia e sheh Ballkanin si pellgu ekonomik dhe kulturor. Shumë ide nga Ballkani kanë ardhur në Turqi. Sot Turqia moderne është pasojë e ideve që kanë ardhur nga Ballkani. Mbi 50% e eksporteve me BE, Turqia i kryen përmes Ballkanit. Këto janë arsyet pse Turqia investon në 12 vendet ballkanike.

Megjithatë, sipas Ejupit, edhe Turqia ofron mundësi për Ballkanin.

Pjesa më e madhe e gazit rus kalon përmes Turqisë. Shqipëria dhe Maqedonia por edhe vende të tjera të Ballkanit kanë shumë për të përfituar. Vendet si Shqipëria dhe Maqedonia mund të përfitojnë nga gazi përmes Turqisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy