Vrasje, rrëmbim dhe drogë/ Ekstradohen në Itali dhe Spanjë, 3 persona në kërkim ndërkombëtar

Vrasje, rrëmbim dhe drogë/ Ekstradohen në Itali dhe Spanjë, 3 persona në kërkim ndërkombëtar

Koordinimi i vazhdueshëm me partnerët në Itali dhe në Spanjë, finalizoi ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të këtyre shteteve.

3 shtetasit e ekstraduar, të lokalizuar dhe të arrestuar nga policia shqiptare, për vepra penale si: vrasja, rrëmbimi i personit, kultivimi i bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe vjedhja.

Si rezultat i bashkëpunimit konstant të specialistëve të Interpol Tiranës me ata të Interpol Romës dhe të Interpol Madridit, janë finalizuar ekstradimet në këto shtete, të 3 shtetasve shqiptarë, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga gjykatat në Milano dhe në Castellon, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

1. u ekstradua në Itali, shtetasi Shkëlzen Keqi (Deliu), 41 vjeç. Më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.;

2. u ekstradua në Itali, shtetasi Daniel Gjoni, 23 vjeç. Në muajin gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur;

3. u ekstradua në Spanjë, shtetasi Denis Hoxhaj (Haskaj) (Jazaj), 34 vjeç. Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy