Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika, thotë se në Shkodër fitoi qytetaria shkodrane dhe se mes dy kandidatëve nuk ka pasur përballje e tensionuar, por përballje programore.
Duke folur për MCN Tv, Çika tha se fitorja e Benet Becit vjen pikërisht nga mos veshja e kostumit të politikanit prej tij, i cili vazhdimisht nuk e pranoi, e kundërshtoi.
Ai shtoi se Beci e paraqiti kandidaturën e tij si bipartiake, si rezultat i gjithë karrierës së tij menaxheriale dhe administrative dhe një karrierë ku ka bashkëpunuar me të dy partitë kryesore të vendit.
Sipas tij, edhe e gjithë fushata e Partisë Socialiste kur ka vizituar Shkodrën nuk ka qenë e tensionuar.
Edhe nga zoti Berisha sulmet ndaj zotit Beci kanë qenë shumë të ulëta. Shkodra jep mesazhin e bashkëpunimit që duhet të ketë pushteti lokal me pushtetin qendror që është një nga shtyllat kryesore të domosdoshme.
Nëse kthehemi pas në histori do shohim që PD dhe kandidatët e PD dhe kryebashkiakët e Shkodrës kanë qenë vazhdimisht në përballje me PS dhe nuk kanë arritur të bashkëpunojnë dhe kjo ka sjellë një kosto për qytetin, për projektet dhe investimet që nuk janë thithur.
Kjo është një lodhje e qytetarëve të Shkodrës, por edhe për qytetarinë që përfaqëson zoti Beci ka pasur rolin e tij. Ndoshta duhet të shërbej se polariteti politik duhet të zbutet.
E rëndësishme është dhe duhet parë se si do variojë votat në Këshillat Bashkiak. Nëse do kemi një votë ndryshe krahasimisht me kandidatin, ndoshta duhet të bëjmë një analizë tjetër.



