Dëborë mbi një metër dhe ndërprerje energjie, situata në Qarkun e Shkodrës

Dëborë mbi një metër dhe ndërprerje energjie, situata në Qarkun e Shkodrës

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore, që ka përfshirë vendin, ka sjellë problemet e para në Qarkun e Shkodrës.

Nga informacionet më të fundit nga Shkodra, raportohet se Kelmendi vijon të jetë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa fshati Okol është i bllokuar, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër e gjysmë.

Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vazhduar reshjet e shiut, në zonat malore, kanë rifilluar reshjet e dëborës.

Nga sektorët EC të bashkive nuk raportohen probleme në infrastrukturë dhe komunitet.

Nga sektori EC bashkia M. Madhe informohemi se reshjet e shiut dhe dëborës në Nj.Ad. Kelmend vijojnë si më poshtë:

-Vermosh 15 cm dhe Qaf-Berdolecit 20cm – 30cm

-Në Qaf-Berdolecit vazhdon të punoj një fadrom e bashkisë çka bën që rruga të mos bllokohet nga reshjet e dëborës. Nj.Ad. Kelmend është pa energji elektrike prej 2 ditësh.

-Në Qafë Thore aksi rrugor është i kalueshëm deri në fshatin Okol, informohemi se dëbora arrin lartësinë deri në 1 metër e gjysmë.

Nga strukturat DRV informohemi se akset rrugore te DRV Shkodër janë të gjithë të qarkullueshëm pa probleme. Ka reshje shiu dhe reshje dëbore vetëm në aksin e Razmës ne lartësinë 950 m, rreth 2 cm.

Nga strukturat OSHEE informohemi se ekipet e terrenit kanë punuar deri në orët e vona por disa abonentë nuk kanë mundur të marrin energji elektrike mbrëmë, aktualisht është me defekt një segment i Vermoshit, një segment i Fiderit të Zagorisë, një segment i Vrakës dhe i një Fideri të Bajzës. Total rreth 700 abonentë.

Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë informohemi se nuk kemi rrezik përmbytje. Situata në monitorim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy