Turizmi, Norja: Shifrat e kënaqshme, turistët e huaj ishin të shumtë (VIDEO)

Turizmi, Norja: Shifrat e kënaqshme, turistët e huaj ishin të shumtë (VIDEO)

Blerim Norja, operator turistik në një lidhje skype me MCN Live teksa ka folur për turizmin vendas këtë sezon deklaroi se shifrat kanë qenë të kënaqshme krahasuar me një vit më parë.

Ai tha se ka pasur një fitbek të mirë, turistët e huaj ishin të shumtë, ndërsa shtoi se Durrësi ka përmirësuar kushtet dhe shërbimin për pushuesit.

Në Durrës situata vazhdon të jetë e kënaqshme dhe pse ka nisur ulja e numrit të pushuesve nga rajoni, por vazhdojmë më ritme të larta ende. Durrësi, hotelet ka pasur një shtim masiv të turistëve të huaj dhe larmi të turistëve. Në këtë vit janë vënë re turistë belg, gjermanë, italianë, si dhe turistët tradicionalë polakë dhe çekë. Po themi se shifrat kanë qenë të kënaqshme doja vetëm të komentoja që këtu te ne të paktën në hotelin tonë ka ndodhur që familje të rikthehen dy apo tre herë brenda sezonit. Pra po themi ka pasur një fitbek të mirë dhe besoj se do kemi një përshtypje optimale për kushtet. Në Durrës polakët zënë numrin më të madh të turistëve, pra janë turistët nordik dhe çekë. Pra në Durrës janë shtuar turistët, por kemi pasur mungesë të turistëve ukrainas por që janë kompensuar me turistët e tjerë të ardhur nga vendet e tjera. Durrësi ka punuar shumë këtë vit dhe me turistët e rajonit të cilët kanë gjetur një përshtatje më të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy