Kosova shkon në zgjedhje të reja, Zhitia: Partitë janë të kënaqura, do mund të votojnë emigrantët që kthehen për fundvit

Kosova shkon në zgjedhje të reja, Zhitia: Partitë janë të kënaqura, do mund të votojnë emigrantët që kthehen për fundvit

Gazetarja Albion Zhitia tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se të gjitha partitë përveç LDK dhe PDK kanë rënë dakord me këtë datë. 

Me datën 28 dhjetor kanë rënë dakord të gjitha. Përjashtim bën Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovë që kanë kërkuar që për datë zgjedhjesh që vendoset 21 dhjetori. Sipas KQZ është e pamundur të organizohen zgjedhjet. 

Do jenë të kënaqura të gjitha partitë, duke qenë se në këtë fundit mund të vijë dhe diaspora dhe emigrantët e shumtë që jetojnë jashtë Kosovës. Do të kenë mundësi për të votuar në Kosovë dhe jo përmes postës. Është procedurë me e komplikuar dhe shumë herë ka pasur ankesa.  

 

I pyetur për shkarkimin e kryeprokurorit Besim Kelmendi Zhitia tha: 

 

Besim Kelmendi ka qenë asistent i gjykatësit serb gjatë ’99 në rastin e masakrës së Reçakut. 

Mediat kanë raportuar për kohën kur ka qenë asistent i gjyqtarit në këtë periudhë dhe duke e akuzuar si dëshmitar në këtë masakër dhe duke kërkuar që të jetë përgjegjës.

Kelmendi ka mohuar që ka qenë i përfshirë. Ka thënë që ka kryer detyrën si asistent gjyqësor dhe se nuk ka pasur ndikim në aspektin e gjenocidit që ka bërë ushtria serbe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy