
Fluksi i emigrantëve të paligjshëm që përdorin Shqipërinë si vend transit për në vendet e BE është në rritje e sipër.
Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, përmes skype, në edicionin e “MCN live”, e ndau këtë fenomen në disa elemente, që sipas tij, kanë ulje-ngritjet e vazhdueshme.
Besoj që fenomeni i trafikimit dhe refugjatëve është një fenomen që ka valëzime e saj dhe ulje-ngritjes.
Një nga elementët janë stinë, p.sh., gjatë dimrit, ata nuk tentojnë që të kalojnë në Shqipëri, sepse kalojnë nëpër terrenet e ftohta, dhe ka pasur jo pak raste kur kanë përfunduar me vdekje.
Një tjetër element është politika e vendeve para nesh, në itinerarin e grupeve njerëzore, p.sh., Turqia, kur ka procedura shtrënguese, fluksi nga ne është më i ulët dhe e treta masat shtetërore që i ve vendi, i bëjnë që ata të preferojnë destinacione më të lehta dhe më të shkurta për kalim.
Sipas ekspertit të sigurisë Muzhaqi, duhet të punohet më shumë që kontrollet në pikat kufitare të jenë më të sigurta, kjo edhe sipas kërkesës së BE-së.
Nuk është tamam në supet e policisë kjo barrë, ata kanë një itinerare të gjatë, kam përshtypjen që kemi disa mangësira në këtë drejtim te kufijtë, sepse jo detyrimisht policët tanë janë të trajnuar ose kanë struktura të posaçme për këtë kategori njerëzit, e ka thënë edhe raporti i DASH i cili thekson se jo tamam në Shqipëri ka struktura të trajnuara në këtë fushë.
Më përpara kufijtë i kemi pasur më të fortë, për momentin ndoshta nuk është tamam i fortë, ka luhatje, prandaj edhe vëmendja e BE është e strukturuar që të kemi një kufi të fortë, edhe të mos lejohen që Shqipëria të bëhet një vendkalim për emigrantët e paligjshëm.



