Një vaksinë kundër COVID-19, që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNTech, ka rezultuar më shumë se 90% efektive. Vaksina është testuar në më shumë se 43 500 pjesëmarrës gjatë Fazës 3 - faza përfundimtare e testimit, kur efikasiteti dhe siguria e saj testohen te mijëra pacientë.
Analiza e kryer vlerësoi se 94 pjesëmarrës në testime ishin konfirmuar të infektuar me COVID-19.
"Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin", tha kreu i Pfizer, Dr Albert Bourla, në një deklaratë.
"Ne po arrijmë këtë moment të rëndësishëm në programin tonë të zhvillimit të vaksinave në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të, në një kohë kur shifrat e infeksioneve vendosin rekorde të reja, spitalet pranë ezaurimit të kapacitetit dhe ekonomitë që përpiqen të rihapen. Me lajmin e sotëm, ne jemi një hap më pranë njerëzve me një përparim shumë të nevojshëm për të ndihmuar në dhënien fund të kësaj krize globale shëndetësore. Ne shpresojmë të ndajmë të dhëna shtesë për efikasitetin dhe sigurinë të gjeneruara nga mijëra pjesëmarrës në javët e ardhshme", shtoi ai.
Kompanitë thanë se ato presin të aplikojnë për Autorizimin e Përdorimit Emergjent (EUA) në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-ve përpara fundit të muajit.
Ata parashikojnë prodhimin e deri në 50 milion dozave në 2020 dhe deri në 1.3 miliardë në 2021.



