Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar këtë të martë një takim me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për çështje politike dhe politikë të sigurisë të NATO-s, Boris Ruge.
Pas takimin, Ruge nëpërmjet një reagimi në X tha se vendimet lidhur me urën mbi lumin Ibër duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar.
NATO-ja është krenare që ka ofruar mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me presidenten Vjosa Osmani kemi bërë një bilanc të asaj që është arritur. Në urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar.
Ndërkombëtarët po kundërshtojnë planin e qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë për qarkullim të veturave.



