Zeka: Lista e kompanive të publikuara nga Vetëvendosje, për të mbuluar skandalet e ministrisë së Tregtisë

Zeka: Lista e kompanive të publikuara nga Vetëvendosje, për të mbuluar skandalet e ministrisë së Tregtisë

Analisti Milaim Zeka, për shkrimin e tij të shoqëruar me një tabele ku flitet për 48 biznese të cilat, sipas ministrisë së Tregtisë së Kosovës, janë të regjistruara në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës, thotë se nëse dikush ka shkelur ligjin bazë të Kosovës dhe ka regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme këto kompani në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kjo qendër mbulohet nga ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ndaj ai thotë se bazuar në anën ligjore duhen arrestuar zyrtarët e kësaj ministrie së bashku me ministren. Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se kompanitë janë publikuar nga Lëvizja Vetëvendosja është bërë me të vetmin qëllim për të mbuluar skandalet e ndodhura brenda ministrisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari, për të cilën tha se edhe pse ka paguar për mijëra tonelata vaj nga Polonia dhe grurë nga Turqia, nuk kanë ardhur akoma. “Ministrja thotë se nuk mund të japë të dhëna se janë sekret. Ne kërkojmë nga Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari që të dimë a ka arritur malli i porositur në rezervat e shtetit të Kosovës dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Prandaj ndalen për të mbuluar këtë skandal bashkë me shumë skandale të tjera. Gjithçka po bëhet për inate politike. Nëse Albin Kurti po mendon ti zgjidhë problemet e Kosovës në këtë mënyrë, siç arrestoi dhjetëra investitorë në Brezovicë, e ka shumë gabim, se në momentin që marr licencën nga ministria dhe e kam regjistruar kompaninë time, jam në rregull. Albini e ka problemin me kompaninë Devolli dhe luftën e ka me televizionin Klan. Kjo listë është dhënë nga ministrja Rozeta Hajdari, çdo gjë që bëhet mbi bazën e inateve dhe hakmarrjes ka për të dështuar. Ndaj po dështon Albin Kurti, se kërkon të mbulojë çështjen e asociacionit. Ai ka marrë vendimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave nëpërmjet një peticioni, pyetja është çfarë kemi fituar në këto muaj që shpalli luftë. Albini nuk ka hallin se ku janë regjistruar këto kompani, por ka vetëm një hall, me kompaninë Devolli dhe mbylljen e Klan Kosovës.” Lidhur me situatën në Veri të Kosovës, ai shprehet se Albin Kurtin nuk e kupton asnjë njeri. Sipas tij, nëse ndiqen procedurat e rregullta ligjore, minimalisht zgjedhjet në Veriun e Kosovës mund të mbahen në muajin nëntor. “Lista Serbe e cila ishte në takim në Uashington para disa ditësh është lajm i zi për Kosovën dhe Albin Kurtin, në kohën kur Albin Kurti e ka të pamundur të takohet me zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA. Dhe deklarata e Listës Serbe se nuk do marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës, është lajm i keq për Albin Kurtin.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy