“Gjendje e jashtëzakonshme në Ballkan”, SHBA shtyn urdhrin edhe me një vit

“Gjendje e jashtëzakonshme në Ballkan”, SHBA shtyn urdhrin edhe me një vit

Edhe pas datës 26 qershor 2024 situata në Ballkanin Perëndimor për Shtëpinë e Bardhë dhe politikat e jashtme të SHBA-ve  do të vijoj të kategorizohet si gjendje e jashtëzakonshme.

Urdhri ekzekutiv është shtyrë nga presidenti Joe Biden me arsyetimin se situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse që pengojnë përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.

Urdhri ekzekutiv u miratua për herë të parë më 26 qershor 2001, nga ish-presidenti George W. Bush, pas luftërave në Ballkan, mbi bazën e dispozitave të Ligjit për Kompetencat Ndërkombëtare të Emergjencave Ekonomike, për trajtimin e “kërcënimeve të pazakonta dhe të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit dhe politikën e jashtme të SHBA-së”.

Pas vëzhgimit të situatës nga të dërguarit e ambasadës Biden në vendet e Ballkanit Perëndimor evidentohet se situata në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit duke përfshirë cenimin e marrëveshjeve si dhe korrupsionin e përhapur në qeveri pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike.

Sipas mediave amerikane këto masa i referohen Maqedonisë së Veriut, shkeljes së Marrëveshjeve së Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë apo Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuar për Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy