Si funksionojnë dy ilaçet e reja antiCovid të rekomanduara nga OBSH

Si funksionojnë dy ilaçet e reja antiCovid të rekomanduara nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH ) ka miratuar zyrtarisht dy ilaçe për trajtimin e Covid. Këto janë antitrupi monoklonal Sotrovimab (emri tregtar Xevudy ) dhe agjenti imunomodulues Baricitinib (emri tregtar Olumiant).

Paneli i ekspertëve që vlerëson studimet mbi dy terapitë rekomandon përdorimin e Baricitinib në pacientët me Covid të rëndë ose kritik në kombinim me barna kortikosteroide, si deksametazon e cila është treguar se ul vdekshmërinë me 30 për qind.

Sotrovimab, nga ana tjetër, rekomandohet për pacientët me formën e lehtë ose të moderuar të infeksionit, por vetëm për ata që janë në rrezik më të madh të përkeqësimit; pra subjekte të moshuar dhe të dobët me kushte të ndryshme themelore klinike ( komorbiditete ) që katalizojnë rrezikun e Covid-it të rëndë, si obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe më shumë.

Baricitinib është teknikisht një frenues i Janus kinases (JAK), enzimave ndërqelizore të quajtura (JAK) 1 dhe (JAK) 2 që janë të përfshira në procesin e hematopoiezës (maturimin e qelizave të gjakut), në përgjigjen imune dhe në mekanizma të tjerë biologjikë tek citokinat.

Falë funksionit të tij imunomodulues, ilaçi fillimisht u krijua për të luftuar artritin reumatoid, një sëmundje autoimune. Rezultatet e hetimit sugjerojnë se ilaçi parandalon "përparimin në një formë të rëndë dhe ekstreme të sëmundjes virale duke modifikuar sistemin imunitar të pacientëve dhe se këto ndryshime janë shoqëruar me një rezultat klinik më të sigurt dhe të favorshme për pacientët me pneumoni COVID-19”.

OBSH zbuloi se ilaçi përmirëson mbijetesën e pacientëve. Rekomandimet tregojnë që Baricitinib të mos përdoret njëkohësisht me frenuesit e interleukinës 6, të cilët përdoren gjithashtu kundër sëmundjeve autoimune dhe efektive në parandalimin e stuhisë së citokinës nga Covid.

Ilaçi i dytë kundër Covid-it i miratuar nga OBSH është Sotrovimab, një antitrup monoklonal, i cili është një imunoglobulinë gjysmë sintetike e zhvilluar në laborator duke filluar nga antitrupat e vërtetë neutralizues, të marrë nga plazma e pacientëve konvaleshent dhe të kuruar nga COVID-19.

Sotrovimab funksionon duke u lidhur me proteinën S ose Spike të koronavirusit, duke parandaluar përkeqësimin e infeksionit te pacientët me rrezik të lartë me të butë ose mesatar.

Nëse administrohet herët pas diagnozës, trajtimi redukton rrezikun e shtrimit në spital, siç theksohet në studim.

Siç raportohet nga British Medical Journal, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar miratoi Sotrovimab pas demonstrimit se mund të zvogëlojë rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes në pacientët e rritur me COVID-19 me 79 përqind.

Antitrupi monoklonal tashmë është miratuar nga (EMA), i treti kundër COVID-19 pas Regkirona dhe Ronapreve. Në një studim të kohëve të fundit është treguar gjithashtu të jetë efektiv kundër infeksioneve të variantit Omicron (B.1.1.529).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy