Veliaj rikthehet në detyrë, Nano: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i drejtë! Fitore politike për të (VIDEO)

Veliaj rikthehet në detyrë, Nano: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i drejtë! Fitore politike për të (VIDEO)

Gazetari Mustafa Nano, në një intervistë për MCN, e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e rikthen Erion Veliajn në detyrën për kryetar bashkie të Tiranës si një fitore politike, por jo domosdoshmërish me vlerë reale për të. Sipas tij, tentativat për shkarkimin e Veliajt kanë qenë të tepruara dhe gjykata ka vepruar drejt.

Ndërsa duke komentuar zhvillimet në rajon, Nano tha se përplasjet mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e një fiziologjie të brendshme konflikti që shfaqet herë pas here në të gjitha tokat shqiptare.

Intervista e plotë:

-Z. Nano, Gjykata Kushtetuese vendosi që Veliaj mbetet në detyrë. Kush fitoi dhe kush humbi? Dhe ju e ndani si të drejtë këtë vendim? 

Është një garë beteje mes Veliajt dhe qarqeve politike e juridike që nuk e kanë dashur atë në atë post. Nëse e shohim si një betejë të tillë pra, ai del fitues, sepse e merr sërish postin edhe pse s’mund ta ushtrojë atë. Është fitore politike, por që praktikisht nuk do t'i vlejë.

Gjykata Kushtetuese jep vendimin përfundimtar dhe besoj që është i drejtë. Më është dukur se me tentativën për ta shkarkuar kanë vepruar me një zell të madh. Mund të jenë nisur me qëllimin për ta dëmtuar Veliajn, por ndoshta mund të jenë motivuar edhe nga dëshira për të gjetur një zgjidhje definitive për Tiranën, që është pa menaxhim këto kohë që Veliaj nuk është në detyrë.

-Logjikisht I bie që zgjedhje në Tiranë nuk ka, sepse I bie që z. Veliaj të rishkarkohet. Mund të komandohet Manastirliu si kryetare? 

Nuk e di çfarë thotë ligji, por nuk besoj se asaj do i interesonte që të komandohej për detyrën që mund ta marrë më vonë. Sepse do konsumohej pa qenë nevoja e pa pasur fuqi reale për të drejtuar Tiranën. Fuqinë reale ta jep fitorja në zgjedhje. 

-Do të doja një koment tuajin për një zhvillim me rëndësi në rajon. Albin Kurti nuk ka krijuar qeverinë, ndërkohë në Maqedoninë e Veriut shqiptarët ngjan të jenë kthyer në përplasjet e vjetra të kohës së Menduh Thaçit dhe Partisë për Prosperitet demokratik. Sipas jush kjo fiziologji konflikti nga buron dhe a nuk provojnë këto ngjarjes se I ashtuquajturi faktorizimi I shqiptarëve në Ballkan ka qenë një operacion I imponuar nga të tjerë? 

Konfliktin mes vedi e kemi për shumë arsye. Kjo gjë ndodh edhe në Kosovë, jo vetëm në Maqedoni. Natyra jonë konfliktuale lidhet me prapambetjen , me vlera të bjerra morale, me interesa për pushtetin e - në rastin e Shqipërisë - edhe me një konflikt të bartur nga e shkuara. Ne Maqedoni konflikti e ka burimin tek tre të parat: prapambetje kulturore, zvetënim moral e interesat e përfitimit të lidhura me pushtetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy