Papa Françesku shtrohet në spital, anulohen aktivitetet e planifikuara

Papa Françesku shtrohet në spital, anulohen aktivitetet e planifikuara

Papa Françesku ka anuluar aktivitetet e planifikuara gjatë ditëve të ardhshme pasi u shtrua në spital, njoftoi Vatikani.

Papa, i cili ka vuajtur nga bronkiti, u shtrua në spitalin Gemelli në Romë të premten pasi thuhet se kishte vështirësi në frymëmarrje gjatë një prej takimeve të tij.

Bazuar në analizat e kryera, nuk përjashtohet shtrimi në spital deri në pesë ditë. Para mbërritjes së Papës në spital, zyra e shtypit e Vatikanit njoftoi: “Në fund të audiencës, Papa do të shtrohet në spital për disa analiza të nevojshme diagnostike dhe për të vazhduar trajtimin për bronkitin që është ende në vazhdim në një mjedis spitalor”.

Papa, 88 vjeç, prej disa ditësh është i sëmurë. Më 12 shkurt, ai filloi të lexonte për publikun e përgjithshëm, por ndaloi menjëherë dhe ia dorëzoi tekstin një bashkëpunëtorit të tij për ta lexuar.

Vendimi për shtrimin në spital erdhi pas një mëngjesi pune dhe seancash në Casa Santa Marta.

Shtrimi i fundit i Papës në spital daton në qershor të vitit 2023 për kirurgji në zorrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy