Rama “forcon” Tiranën/ Kthen në kryeqytet Shalsin, Spiropalin dhe Gjiknurin

Rama “forcon” Tiranën/ Kthen në kryeqytet Shalsin, Spiropalin dhe Gjiknurin

Kryeministri Edi Rama ka bërë një lëvizje gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, për të paraprirë zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës. Kreu i Partisë Socialiste, ka rikthyer emra me përvojë në parti, në njësitë kryesore të Tiranës. 

Eduard Shalsi largohet nga drejtimi i qarkut të Kukësit për të marrë në ngarkim Njësinë 11 në Tiranë. 

Elisa Spiropali, pas përfundimit të detyrës si ministre, i është besuar drejtimi i Njësisë 13, krah Anila Denajt. 

Damian Gjiknuri, rikthehet në kryeqytet për të bashkëdrejtuar Njësinë 4.

Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, Dy nga figurat me përvojë brenda partisë, janë vendosur në Njësinë 5, duke u bashkuar me Taulant Ballën.

Vetë kandidatja e PS për Tiranën, njoftuar nga kryeministri, Ogerta Manastirliu, do të ketë njësinë 9 së bashku me Olti Muzakën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy