Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë zhvilluar një operacion të përbashkët rreth orës 16:30 të ditës së sotme, 23 milje larg Karaburunit.
Nga operacioni në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Sipas policisë në motoskafin e ngarkuar me lëndë narkotike gjendeshin dy shtetas italianë dhe një shqiptar, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë e hodhën lëndën narkotike në det, por janë arrestuar nga policia.
Aktualisht po punohet për grumbullimin e lëndës narkotike dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet. Dyshohet se lënda narkotike do trafikohej për në Itali.



