
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës rihter ka ndodhur në ishullin Timor në Indonezi.
Kjo është bërë e ditur nga instituti gjeofizik amerikan USGS.
Tërmeti në ishullin në lindje të arkipelagut ndodhi në një thellësi prej 36.1 km, pranë qytetit të Kupang ku është ndjerë fuqishëm, sipas AFP.
Aktualisht nuk ka raportime për viktima, por për dëme të shumta materiale.
Indonezia është një arkipelag sizmik aktiv me 270 milionë banorë ku ndodhin shpesh tërmete, shpërthime vullkanike dhe cunami.
Një tërmet me magnitudë 5.6 vitin e kaluar vrau të paktën 602 njerëz në qytetin Cianjur të Java-s Perëndimore. Ai tërmet ishte më vdekjeprurësi në Indonezi që nga një tërmet dhe cunami i vitit 2018 në Sulawesi ku humbën jetën më shumë se 4300 njerëz.



