Përzgjedhja e 60 agjentëve të “FBI”-së shqiptare/ Kim takim me Arben Krajën dhe Aida Hajnaj

Përzgjedhja e 60 agjentëve të “FBI”-së shqiptare/ Kim takim me Arben Krajën dhe Aida Hajnaj

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e ka nisur sot ditwn me një takim me shefen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe me kreun e SPAK.

Kim ka takuar Aida Hajnajn, shefen e BKH pak ditë pasi ajo është emëruar në krye të detyrës. Në këtë takim do të jetë edhe kreun i SPAK Arben Kraja.

Mësohet se në fokus të këtij takimi është përzgjedhja e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare, (BKH), të cilët do të kenë akses në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga degët e shtetit shqiptar, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK.

Po kështu, në këtë takim janë të pranishëm edhe  ekpertë të FBI-së, të cilët do të merren me përzgjedhjen e agjentëve shqiptarë.

Ky takim vjen pas ditë pasi prokurorët e SPAK zhvilluan takime me hetues amerikanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy