“Izraeli ka marrë tenderat e AKSHI-t”, Jazexhi: Sulmi kibernetik nuk u provua kurrë që u krye nga Irani

“Izraeli ka marrë tenderat e AKSHI-t”, Jazexhi: Sulmi kibernetik nuk u provua kurrë që u krye nga Irani

Studiuesi Olsi Jazexhi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se në Shqipëri ka shumë dizinformim lidhur me sulmin kibernetikë, pasi sipas tij nuk është provuar zyrtarisht që ai është kryer nga Irani. Ai theksoi se deklaratat e Departamenti i Shtetit i SHBA kanë folur vetëm për aktorë të sponsorizuar nga Irani dhe jo për përfshirje të drejtpërdrejtë të shtetit iranian. 

Jazexhi shton se nga kjo situatë ka përfituar Izraeli, pasi sipas tij qeveria shqiptare u ka dhënë në dorë kompanive izraelite disa tendera të rëndësishëm siç është AKSHI. 

“Ka disa gjëra, në Shqipëri ka shumë dizinformim që hidhen si të vërteta. E para për sulmin kibernetikë nuk është provuar që është Irani ai që e ka bërë. Ata që kanë ndjekur deklaratat e DASH është hedhur ideja që aktorë të sponsporuziar nga Irani që e kanë sulmuar Shqipërinë.

Ajo që ne dimë është që ka përfituar Izraeli nga kjo gjë sepse Rama i ka dorëzuar Izraelit çdo gjë në dorë dhe tenderat e AKSHI, Agasin dhe vjedhjet masive, u bënë dhe përfituar kompani izraelite. 

Kre të PS janë financuar nga Irani, nga fondacioni Rumi. Njerëz të tjerë kanë marrë para nga fondacione iraniane. Irani i është ndodhur pranë Shqipërisë që pas 90’. Një nga pullat kombëtare të Iranit është figura e Naim Frashërit sepse e konsideronin një figurë që ndahet kulturalisht mes shqiptarëve dhe iranianëve. 

Shqipëria ka patur marrëdhënie të mira me Iranin deri në 2016, pasi Rama strehoi muxhahedinët. Me sjelljen e tyre në Shqipëri, qeveria e Ramës në mënyrë që ti servilosej SHBA i lejoi ata të ndërtojnë Ashraf 3 dhe këta kanë të drejta ekstra territorialiteti dhe u konstatuan edhe nga SPAK ku iu konfiskuan pc që sulmonin Iranin.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy