
Miratimi i rikthimit të basteve sportive online, po kthehet në çështjen aktuale sot për faktin se diskutimet kanë kaluar në Komisionet parlamentare për shqyrtim të projektligjit.
Lidhur me këtë gazetari Mariglen Kume, i ftuar në “MCN live”, u shpreh se evidencat e komisionit kanë konkluduar se përgjatë mbylljes ilegale të lojërave të fatit, ato këtë periudhë kanë lulëzuar ilegalisht.
Kjo është dita e tretë e diskutimeve në Komision për projektligjin e lojërave të fatit dhe ajo që është evidentuar më së tepërmi nga ana e politikës, nga opozita në këto diskutime, ka qenë atribuomi i dështimit ndaj qeverisë për ndalimin e luajtjes së lojërave të fatit ilegalisht.
Pra përgjatë mbylljes legale të lojërave të fatit, kemi pasur një lulëzim të sajteve ilegale. AMLF ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme por ka qenë e pamundur nga ana e institucioneve shtetërore që ti ndalojnë këto lojëra dhe në këtë mënyrë ka pasur lojëra dhe mungesë të të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Ky është evidentuar si problem. Është vënë re si unifikim i politikës që ë kanë pranuar në një farë mënyre rikthimin e lojërave të fatit për shkak se kanë qenë e pamundur të ndalohen kur ishin të jashtëligjshme.
Gazetari Kume, vlerëson se diskutimet më të mëdha nga politika përgjatë shqyrtimit të projektligjit kanë të bëjnë me faktin se si do të bëhet monitorimi i tyre dhe demotivimi i ilegalëve më tej.
Ky ka qenë shqetësim i ngritur edhe në Komision, të paktën nuk reflektohet siç duhet edhe ne draft se si do të bëhet monitorimi i tyre dhe si do të demotivohen ata që kanë qenë ilegal, sepse ka edhe një problem në faktin se pse lojërat që duhet të luhet, duhet të deklarohet.
Aty deputeti Ndreca tha ne komision se unë psh duhet të luaj, dhe nuk dua të më dal emrin, kur këto janë legale, atëherë të gjithë do jenë emri në banke, do dali te aplikacioni, të dhënat ruhen për 3 vite. Ky është hte shqetësimi që është ngritur në këto diskutime në Komisione parlamentare.
Sipas Kumes, është i rëndësishëm përcaktimi i qartë i mënyrave se si do të monitorohen bastet online.
Debati kryesor bartet te çështja e monitorimit, te mënyrat se si do të behën më mirë ato.
Mënyrat se si përcaktimi i qartë do të monitorohen, kjo është pjesa e parë dhe pastaj është diskutimi tjetër lidhur me licencat.
Të gjithë e kanë kuptuar se sikurse duhani, bastet janë ves, dhe prandaj nuk e ndalojnë dot. Unë gjykoj se për pjesën që do të jenë online, vendosja e bankave, e postës, dhe vënia e identitetit, ndërkohë që për të vegjlit nën moshë, kjo do të bëhet e vështirë, sepse duhet krijuar acount dhe kjo i demotivon ata.



