
Duke analizuar ecurinë e procesit zgjedhor në të gjashtë bashkitë vendit, analisti Arjan Curri në studion e lajmeve në MCN Tv, u ndal në faktin se rëndom në çdo proces zgjedhor, akuzat për vjedhje votash ka pasur.
Akuzat për vjedhje votash ka pasur në çdo proces zgjedhor. Nuk do të çuditesha nëse sonte pas orës 19, do të dalin partitë e të thonë që votat na i vodhi Berisha, ose anasjelltas, kjo është mënyra se si ne ankohemi, kur i humbasim zgjedhjet. Nga ana tjetër fraksioni i vulës, po përgatit alibi për humbjet, ose pastaj do thonë na i vodhi edhe LSI.
Këto janë budallallëqe që njerëzit janë neveritur deri në vjellje.
Sipas Currit, vihet re pjesëmarrja e ulët e votuesve në këto zgjedhje. Si pasojë e kësaj Curri thotë se njerëzit duhet të vetëdijesohen dhe të ndryshojnë përmes votës, në të kundërtën zinxhiri Basha-Berisha-Meta-Rama, do të vijojnë të jenë aty në çdo proces zgjedhor.
Këto zgjedhje ngjajnë si primare që Berisha e Meta i shkaktuan në 6 bashki sepse nuk është se aty kandidatët do të bëjnë ndonjë gjë ndryshe,. Njerëzit i kuptojnë se s’janë budallenj, ajo që është e vërtetë është se këto janë primare brenda vet PD. Nëse njerëzit duan të zgjidhin këtë ngërç politik, duhet ta bëjnë përmes votës. Ngërçi zgjidhet nga fundi, nga bishti, jo nga fillimi, nëse nuk zgjidhet kjo është shumë e rëndë.
Njerëzit duhet ti japin një verdikt gjësë, të shkojnë të votojnë, nëse duan ti japin goditje Bashës të votojnë fraksionin e Berishes, ose anasjelltas.
Duhet hequr Basha i pari, atëherë me radhë ky zinxhir, duke u nisur nga një rol zgjimi, do të ishte mirë të ndodhte. Duhet hequr Basha i pari, pastaj i dyti Berisha, pastaj Meta, në fund Rama. Në të kundërtën, të njëjtën situatë do të shohim edhe në zgjedhjet e ardhshme, nëse njerëzit nuk zgjedhin ti rrëzojnë këtë zinxhir, këtë 4 veta do ti keni aty si një valle pogonishte.



