Transporti publik në kolaps/ Mema: Duhen politika afatgjata. Foni: Nëse nuk plotësohen kërkesat do reduktojmë flotën

Transporti publik në kolaps/ Mema: Duhen politika afatgjata. Foni: Nëse nuk plotësohen kërkesat do reduktojmë flotën

Shoqata kombëtare e transportit ka kërkuar sërish zgjatjen e subvencionimit të karburantit për shkak se nuk ka ende një rikonfirmim të mbështetjes nga qeveria në kuadër të paketës anti-krizë.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i Shoqatës së transportit urban dhe interurban, Dashnor Mema deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se duhen ndërtuar politika afatgjata për t’i dhënë zgjidhje problemeve që po përballen operatorët.

Duke vijuar më tej, Mema tha se sektori i transportit është në kapitullim ekonomik dhe se duhen subvencione nga ana e qeverisë në mënyrë që t’i rritet paga punonjësve që ata të mos largohen nga vendi i punës.

Transporti publik që para pandemisë kishte nevojë për ndërhyrje, pandemia i dha goditjen fatale duke qenë se u mbyll si sektor për 4 muaj, u shfaqën probleme ikën punonjësit. Pas pandemisë pati rënie të udhëtarëve, secili operator ishte në limitet e mbijetesës, pastaj erdhi rritja e çmimit të karburantit, që ndikon tek sektori ynë, që prek 60% të kostos totale. Pas kërkesave të Shoqatës dhe operatorëve na u dha një subvencion dhe ishte i mirë. Duhet politikë më afatgjatë dhe jo 3 mujore. Duke qenë se na shfaqet problem mungesa e stafit të punës pasi ne nuk mund t’ i rrisim pagat. Duhet të kemi subvencion që t ë jemi më të ngrohtë dhe t’i rrisim pagat punëtorëve.

Ne nuk po kërkojmë lëmoshë, dhe asgjë që nuk është e bëshme, kërkojmë atë që ka bërë Kosova, Mali i Zi. Kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme dhe asnjëherë nuk u morën seriozisht që të shihet një tryezë e përbashkët. Kërkojmë heqjen e taksës së qarkullimit dhe heqjen e akcizës për karburantet. Asnjë nga operatorët nuk ka përfituar subvencion për individët dhe grupet që nuk paguajnë, ose të kompensohen këto kategori ose qytetarët. Të na jepet mundësia të rrisim, pagat të mbajmë punëtorët dhe të rinovojmë flotën. Transporti publik kërkon vëmendje të theksuar. Sektori i transporti vijon me të njëjtin çmim bilete. Duhet korsi të dedikuara për transportin urban. Do vëmendje të shtuar në aspektin ekonomik dhe infrastrukturë.

Ndërkohë Kostandin Foni, nënkryetar i Shoqatës së Trasportit Publik deklaroi se nëse nuk plotësohen kërkesat e operatorëve, do të ketë një reduktim të flotës së terren.

I kemi dërguar shkresë kërkesë së çfarë do ndodhi pas subvencionimit, ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare. Çfarë do ndodhë pas tre muajsh kemi pyetur? Operatorët ose do të reduktojnë flotën ose kërkesat tona duhet të realizohen dhe të kenë mbështetjen e qeverisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy