Spaho: Basha, skemë për t'u rikthyer në PD. Nëse s’pranohet vota e lirë, flasim për pazare

Spaho: Basha, skemë për t'u rikthyer në PD. Nëse s’pranohet vota e lirë, flasim për pazare

Deputeti demokrat Edmond Spaho i qëndron bindjes se Lulzim Basha nuk ka nga se të dorëhiqet, pasi është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Këtë bindje zoti Spaho e ndau për MCN Tv, duke thënë se Lulzim Basha thjesht u largua, zbrazi zyrën dhe la pas mëkëmbësit e tij, pa marrë asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike, pas humbjeve radhazi, përfshirë edhe në 6 mars.

Kemi të bëjmë me një skemë të tillë për të vazhduar për ta mbajtur në këtë gjendje PD dhe ndoshta edhe për një rikthim të mëvonshëm të tij në PD, pasi vetë fjala e tij nuk mu duk e sinqertë. Vazhdonte të ishte në kuadrin e sloganeve dhe gjërave të përgjithshme prej tij që kemi dëgjuar në dhjetë vjet. U përpoq të diktonte hapat e radhës, si emërimin e mëkëmbësit apo përcaktime të tilla se nuk do të ketë zgjedhje në PD, deri në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një anë flasin për bashkim, nga ana tjetër iu drejtohen deputetëve të ngrirë dhe pezulluar, madje zoti Berisha është pezulluar përjetë nga PD. Koncepti i përjashtimit ndodh vetëm në partitë ekstreme të majta, partitë komuniste dhe nuk është qëndrim serioz. Ata që po mbajnë këto qëndrime do të synojnë bashkimin dhe krijimin e një force vërtetë konkurruese. Nga këto meskinitete do të jetë e vështirë të arrihet në unifikimin me këtë pjesë drejtuese. Në nivelin e anëtarësisë së PD, faktet kanë treguar që pjesa dërrmuese mbështet komisionin e Rithemelimit. PD ka nevojë të bashkohet, mbi principe që drejtojnë forcat demokratike.

Sipas tij, principi themelor është vota e lirë dhe në këtë drejtim nënvizoi se çdo organ drejtues i PD, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia duhet të zgjidhen mbi votën e anëtarësisë dhe ata më tej, kanë të drejtën ligjore të drejtojnë këtë forcë politike deri në zgjedhjet e ardhshme së paku.

Spaho deklaroi se nëse nuk pranohet ky princip, “flasim për pazare të cilat nuk janë e ardhmja e PD”.

Po ashtu ai u shpreh se u ndje mjaft pozitiv nga fakti që Sali Berisha u gjend mjaft aktiv në këto momente mjaft të vështira për PD.

Do ta mbështes edhe për tu zgjedhur në krye të PD, sepse mendoj se në këtë periudhë kritike të PD, janë të pazëvendësueshme eksperiencat e zotit Berisha, statura e tij, influenca e madhe që ka në PD dhe elektoratin e djathtë.

Lidhur me ndërmjetësimin e Partive Popullore Europiane, Spaho deklaroi se e kanë shprehur se nuk përzihen në çështje të brendshme të partive, por nënvizoi se do të pranohet çdo ndërmjetësim që ka si princip votën e lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy