Pas Austrisë ka vendosur karantinë të përgjithshme edhe Bavaria në prag të muajit të festave të fundvitit për shkak të rritjes së rasteve me Covid.
Baret dhe klubet do të mbyllen, ndërsa tregjet do të qëndrojnë hapur për Krishtlindje, ndërkohë që kryeministri bavarez Marcus Zeder deklaroi se duhet një frenim emergjent i kësaj situate.
Përgjatë kësaj kohe do të qëndrojnë hapur kopshtet, shkollat, dyqanet e shitjes me pakicë me kushtin e ruajtjes së distancës së sigurisë dhe qendrat e rehabilitimit, nën masa të forta anti Covid.
Sa i përket pjesës tjetër të vendit, grumbullimet në evente sportive dhe kulturore do të jenë të kufizuara me 25% të kapaciteti normaldhe ora policore do të kthehet nga ora 22:00.



