
Forcat besnike ndaj qeverisë siriane njoftohet se morën gjysmën e Ghouta Lindore, në enklavën e fundit të mbajtur pranë kryeqytetit Damask.
"Forcat e regjimit kontrollojnë më shumë se 50% të Ghouta," tha për agjencinë e lajmeve AFP Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut në Mbretërinë e Bashkuar.
Bombardimet ajrore vranë së paku 20 njerëz, ndërsa trupat dhe tanket përparuan.
Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit i OKB u mblodh për të diskutuar dështimin e një armëpushimi që kishte kërkuar javën e kaluar.
Ai miratoi një rezolutë më 24 shkurt duke kërkuar një armëpushim 30-ditor në të gjithë Sirinë, por qeveria dhe aleati i saj kryesor Rusia thonë se nuk vlen për disa nga grupet rebele që mbajnë enklavën.
Një komisionar i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut akuzoi sot regjimin sirian se po planifikon ‘apokalipsin’ në vendin e tij, duke shtuar se konflikti ka hyrë në një faze të re tmerri.
Më shumë se 700 vetë janë vrarë në javët e fundit në dhunën e Ghouta Lindore, rreth 393,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë, ndërsa shumë nga viktima janë fëmijë.



