Jona rrëfen jetën e saj përtej humorit: Ja si i kalova krizat e ankthit dhe panikut

Jona rrëfen jetën e saj përtej humorit: Ja si i kalova krizat e ankthit dhe panikut

Jona Vroni është një personazh i njohur i rrjeteve sociale, që me humor dhe batuta ironizon situata të përditshmërisë sonë.

Pavarësisht saj, ajo rrëfeu për shikuesit e programit të mëngjesit një periudhë të vështirë nëpër të cilën ka kaluar, që lidhet me ankthin dhe panikun.

Për “Zgjohu me MCN”, ajo ndau episode të këtij përjetimi dhe fakti se si iu drejtua një psikiatri, me mesazhin që nuk është turp të kërkosh ndihmë për vetën tende në këtë lloj gjendje emocionale.

Kam kaluar një periudhë që do e cilësoja më të vërtetë si periudhën më të vështire të jetës sime.

Nuk dija car kam, pse po më ndodh vështirësia në frymarrje, shtrëngimi i zemrës, thoja do vdes.

As familja nuk më besonte më thonin stakoje mendjen, nuk ke asgjë.

Kur vendosa ti drejtohen psikiatres, e mora me shumë qetësi dhe me besoni se bëra shumë mirë.

Denisa më ndihmoi aq shumë, sepse edhe takimi më një psikiatër është një lloj afërsie, një lloj kimie që duhet të kesh më të.

Ishte sikleti i fillimit, sepse e kam si natyrë që nuk shprehem por me atë jam shpreh lirshëm.

Nuk është turp të kërkosh ndihmë, të kesh ankth, nuk është turp. Turp është të bësh krime të tjera, të ndihmosh veten tënde është mënyra më e mirë, askush nuk mund të ta bëj, vetëm ti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy