Rreth 700 mijë njerëz janë zhvendosur brenda Sudanit për shkak të luftimeve mes fraksioneve rivale në vend. Shifrat i ka raportuar një agjenci e OKB-së.
Rritja e zhvendosjeve ka ngritur frikën e një përshkallëzimi të dhunës pavarësisht bisedimeve për armëpushimin që po mbahen në Arabinë Saudite.
Sulmet ajrore dhe betejat tokësore po vazhdojnë në kryeqytetin Khartoum.
Lagje të tëra janë boshatisur pasi banorët largohen nga shtëpitë e tyre.
Khartoum kishte një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, por qyteti dikur paqësor është shkatërruar nga konflikti që shpërtheu më 15 prill.
Ndërkohë OBSH bën me dije se që nga nisja e konfliktit 604 njerëz kanë humbur jetën. Sipas sindikatës së mjekëve sudanezë, të paktën 487 civilë vdiqën në luftime, më shumë se 5,100 njerëz u plagosën.



