Përkeqësohet moti në Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Përkeqësohet moti në Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Autoritetet detare kanë njoftuar përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës për datat 25 dhe 26 nëntor, duke vendosur ndalimin e përkohshëm të lundrimit për mjetet e vogla.

 

Duke nisur nga ora 15:00 e ditës së sotme (25 nëntor), pritet erë e fortë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi deri në 15-20 m/s (6-7 bft) dhe dallgë që do të arrijnë lartësinë nga 1.50 deri në 2.50 metra.

 

Ndalohet pajisja me leje nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur, nga ora 15:00 e datës 25 nëntor deri në orën 20:00 të datës 26 nëntor.

 

Tragetet dhe anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht sipas grafikëve. Gjithashtu kërkohet nga të gjitha subjektet detare që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

 

Përmirësimi i kushteve të motit dhe rikthimi në normalitet për lundrimin e mjeteve të vogla pritet pas orës 22:00 të së enjtes, 26 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy